Flash News

KRYESORE

Fitore me vuajtje, Franca siguron kualifikimin

Franca ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Perusë me rezultatin 1:0, duke siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Goli i vetëm për ‘gjelat’ u realizua nga sulmuesi i PSG-së, Mpapë në minutën e 34.

Pjesën e dytë, ekipi peruan luajti më mirë duke zotëruar më shumë topin por nuk arritën të konkretizonin rastet që patën.

Në ndeshjen e ardhshmë, ekipi i Didier Deshamp do të ndeshet me Danimarkën, ndërsa ekipi peruan, i cili është eliminuar do të luajë një takim formal me Australinë.

Formaicionet:

Franca: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbape, Grizman, Matuidi, Zhirud. Trajner: Didier Deshamp.

Peru: Galese, Advincula, Ramos, Rodrigez, Trauco, Aquino Sançez, Jotun, Karijo, Kueva, Flores, Guerrero. Trajner: Gareka

Të fundit