Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Real Madrid sot fitoi 2-1 ndaj Sevilla-s. Skuadra e drejtuar nga Zidane vuajti në pjesën e parë, ku nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, por loja mori rrjedhë tjetër në pjesën e dytë.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me anë të mesfushorit Casemiro, i cili shpëtoi skuadrën nga barazimi më vonë, sepse shënoi dopietë.
Braziliani në fillim mori një asist nga sulmuesi Jovic dhe shënoi me parabolë. Sevilla barazoi shpejt, pasi De Jong shënoi në të 64-n dhe shtangu Zidane.
“Los Blancos” u rikthyen sërish në lojë dhe e morën veten shpejt. 6 minuta pas pësimit të golit, Casemiro shënoi golin e dytë, kësaj here me kokë. Madrilenët me këtë triumf kapin kreun e renditjes me 43 pikë dhe presin katalanasit...