Flash News

KRYESORE

Fitore në minutat shtesë, Brazili mund Kosta Rikën

Brazili ka arritur të marrë fitoren e parë në Botëror, në përballjen ndaj Kosta Rikës, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-0 për amerikano-latinët.

Goli i parë për Brazilin u shënua në minutën e parë shtesë, pasi koha e rregullt e takimit kishte përfunduar.

Ishte Coutnho, ai që zhbllokoi shifrat dhe më pas Neymar që shënoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Kosta Rika deri në momentet e fundit ia kishte dalë ta mbante portën e paprekur herë për meritë të tyre e herë për meritë të “VAR”, por me këtë humbje me shumë mundësi aventura e tyre në “Rusi 2018” do të mbyllet në fazën e grupeve.

Me këtë fitore Brazili merr përkohësisht vendin e parë në Grupin E me 4 pikë, 1 më shumë se Serbia që luan në 20:00 ndaj Zvicrës.

[caption id="attachment_163582" align="alignnone" width="1200"] Soccer Football - World Cup - Group E - Brazil vs Costa Rica - Saint Petersburg Stadium Saint Petersburg Russia - June 22 2018 Brazil s Neymar in action with Costa Rica s Johnny Acosta and David Guzman REUTERS Carlos Garcia Rawlins[/caption]

Të fundit