Flash News

KRYESORE

Fitore plot vuajtje me Aston Villan, Son nderon Moun në sekondat e fundit

Fitore plot vuajtje me Aston Villan, Son nderon Moun në sekondat e fundit

Një gol në frymën e fundit shënuar nga Son i shpëtoi "jetën" sot trajnerit Jose Mourinho. Tottenham fitoi 3-2 me shumë vështirësi ndaj Aston Villa-s dhe me shumë fat.

Alderweireld shënoi autogol dhe gol brenda pjesës së parë. Fillimisht i dha avantazhin Aston Villës në të 3' dhe 24 minuta më vonë korrigjoi gabimin duke shënuar golin e barazimit.

Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe me mesfushorin Son, i cili humbi një penallti u tregua efikas nga topi i kthyer, duke kaluar në avantash skuadrën e tij. Aston Villa nuk e uli ritmin. Përkundrazi, barazoi me gol të mbrojtësit Engels.

Son në fund nderoi trajnerin Mourinho me një gol super vendimtar, duke i dhënë Tottenham-it 3 pikë shumë të vlefshme në Premier League.

Të fundit