Flash News

KRYESORE

Fitorja e Albin Kurtit, Baton Haxhiu: Pse duhet t’i kërkojë të falur qeverisë shqiptare

Fitorja e Albin Kurtit, Baton Haxhiu: Pse duhet t’i kërkojë

Analisti Baton Haxhiu, në emisionin ‘Top Talk’ u ndal te fjalimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas rezultatit të zgjedhjeve që e shpallën fitues.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu dha mendim edhe lidhur me marrëdhëniet mes dy shteteve, duke nënvizuar se qejfmbejtjet nuk kanë vend. Ai shtoi se Kurti duhet të kërkojë falje për lançimin publik ndaj Edi Ramës dhe Gent Cakajt.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politike për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Të fundit