Flash News

KRYESORE

Fitorja e Argjentinës, Messi tregon hajmalinë që i solli fat

Fitorja e Argjentinës, Messi tregon hajmalinë që i solli fat

Argjentina e Lionel Messit arriti të sigurojë me shumë vështirësi një vend për në fazën e nock-out, pas rezultatit 2-1 ndaj Nigrisë mbrëmjen e djeshme.

Ishte pikërisht “pleshti” ai që shënoi golin e parë për përfaqësuesen amerikano-latine dhe më pas Rojo i cili i dha edhe fitoren Argjentinës.

Ndërkohë, pas ndeshjes Messi është intervistuar nga gazetarët, njëri prej të cilëve ishte argjentinas dhe e pyeti nëse e kishte akoma hajmalinë që i kishte dhënë gruaja pas ndeshjes së parë.

Ylli i Barcelonës ngriti këmbën dhe e tregoi para kamerave se e mbante akoma atë hajmali në kyçin e tij të këmbës.

https://youtu.be/bfUd6uCijhU

Të fundit