Flash News

KRYESORE

“Fitorja e Bashës, përqafimin dhe puthjen e fundit”

“Fitorja e Bashës, përqafimin dhe puthjen e fundit”

Koordinatori i Partisë Demokratike Dritan Shano e sheh fitoren plebishitare të Lulzim Bashës në garën e 22 Korrikut në  krye të PD, si një detyrë dhe përgjegjësi të madhe që demokratët ia kanë ngarkuar për të rikthyer të djathtën në pushtet dhe për ta unifikuar atë. Nërpëmjet një statusi në facebook, Shano shprehet që ky është i vemti amanet që demokratët i kanë vënë mbi supe kryetarit të tyre.   

Statusi i plote:

Mendoj se Lulzim Basha në 22 Korrik nuk ka fituar asgjë. Përkundrazi, mendoj se Demokratët që i dhanë atij mbi 90% të votave, i kanë ngarkuar Bashës një besim shumë të madh e të vetëm, i kanë vënë atij mbi supe përgjegjësinë dhe amanetin e tyre që PD të vijë në pushtet; i kanë dhënë atij përqafimin dhe puthjen e fundit.

Të fundit