Flash News

KRYESORE

Fitorja e parë e PD, Basha thirrje shqiptarëve: Koha për një zgjim tjetër të madh  

Fitorja e parë e PD, Basha thirrje shqiptarëve: Koha për një

22 marsi, dita kur PD fitoi bindshëm zgjedhjet si partia më e votuar nga shqiptarët pas rënies së sistemit komunist, është kujtuar sot pas 26 vitesh nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk nguroi të apelojë për një tjetër lëvizje të madhe.

Në një dalje për mediat, Basha uroi festën e Sulltan Nevruzit, si dhe kujtoi ditën e madhe të Partisë Demokratikë më 22 mars 1992.

“Ju uroj nga zemra motrave dhe vëllezërve ditën e Sulltan Nevruzit. Është dita e ringjalljes, që shënon fundin e dimrit dhe nisjen e pranverës. Qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe besimit në zot në familjet e çdokujt. Është 22 marsi historik dita kur 26 vite më parë shqiptaret u bashkuan dhe mposhtën diktaturën 45-vjecare, më çnjerëzorë që varfëroi, shtypi e shkatërroi jetët e miliona shqiptarëve. Është një thirrje për një zgjim tjetër të madh vullnetesh të shqiptarësh për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt Shqipërisë së lirisë, dinjitetit, punës dhe demokracisë evropianë”, u shpreh Basha për gazetarët.

Të fundit