Flash News

KRYESORE

Fitorja e parë, Panucci: Lihtenshtejni kaloi, Maqedonia më e vështirë

Fitorja e parë, Panucci: Lihtenshtejni kaloi, Maqedonia më e

Christian Panucci e ka konsideruar një ndeshje të shkëlqyer atë kundër Lihtenshtejnit. Trajneri i Kombëtares Shqiptare është shprehur se tashmë do të fokusohet për ndeshjen kundër Maqedonisë, pasi fqinjët janë një kundërshtar i vështirë.

“Jam i kënaqur për djemtë, sepse zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë, sepse kundërshtarët mbroheshin me dhjetë lojtarë. Tashmë Lihtenshtejni kaloi, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë më e vështirë. Nuk kisha dyshime për rreshtimin, por formacionin ia jap lojtarëve dy orë përpara ndeshjeve. Pra gjithmonë nuk do ta jap formacionin më para për mediat. Në pjesën e parë bëmë shumë lëvizje të gabuara dhe nuk krijuam asnjëherë avantazh numerik. Disa lojtarëve u kërkova të bënin lëvizje të ndryshme në fushë dhe menjëherë prej startit të pjesës së dytë të lojës shënuam golin. Maqedonia është një test shumë i rëndësishëm. Shkojmë atje të lumtur për fitoren e arritur, por duhet të shfrytëzojmë të gjitha cilësitë tona, sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë”, tha Panucci për ‘Supersport’.

Shqipëria fitoi 2-0 në ‘Elbasan Arena’ kundër Lihtenshtejnit, me golat e Roshit dhe Agollit.

Të fundit