Flash News

KRYESORE

Fitorja me Vllazninë, Halili: Nuk jap premtime për tifozët, mos shihni renditjen

Fitorja me Vllazninë, Halili: Nuk jap premtime për tifozët, mos

Pas fitores 1-0 në Shkodër me Vllazninë, presidenti i Tiranës Refik Halili bëri thirrje për sa më pak eufori në skuadrën e tij. Ai do që ndeshjet të merren me radhë.

“Fitorja është e rëndësishme, sepse të marrësh tri pikë ndaj një ekipi të mirë si Vllaznia dhe në Shkodër nuk është e lehtë. Të mos shohim renditjen. E rëndësishme është të punojmë dhe të shohim ndeshjen e radhës. Tani të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme”, u shpreh numri 1 i klubit kryeqytetas pas takimit.

"Skuadra po ecën mirë. Kemi lojtarë cilësorë dhe stafi duhet të dijë t’i përdorë. Ka ndeshje plot. Grupi është suksesi. Nuk jap premtime për tifozët, do shoh ndeshjet bashkë me ekipi”, përfundoi Halili.

Të fundit