Flash News

KRYESORE

Fitorja spektakolare me përmbysje, Pioli flet me superlativa

Fitorja spektakolare me përmbysje, Pioli flet me superlativa

Stefano Pioli e komentoi në delir fitoren 3-2 të Milanit sot përballë Udineses. Tekniku analizoi takimin, ku skuadra e tij luajti realisht mirë dhe fitoi me përmbysje, gjë që elektrizoi stadiumin "San Siro".

“E nisëm pak të kontraktuar dhe Udinese ishte dukshëm më mirë fizikisht. Nuk po arrinim të rikuperonim disa lojtarë. Kjo gjë ma shton më shumë gëzimin për lojën, sepse mendoj se dhamë shpirtin në fushë. Po arrijmë të korrim fitimet e asaj që kemi mbjellë. Kështu shtohet besimi".

"Pas golit të parë u krijua distancë midis reparteve. Ekipi ynë ka nevojë për më shumë lëvizshmëri, por ia dolëm të krijonim raste. Afrimi i Zlatanit na ka dhënë edhe më shumë personalitet. Tani e gjejmë golin nga momenti në moment“, deklaroi trajneri i Milanit.

Të fundit