Flash News

KRYESORE

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, aplikantët nxjerrin jashtë funksionimit faqen

Të gjitha ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, që nga ora 18:00 (7 maj) mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur si fitues ose jo. Por faqja e internetit ku mund të bëni verifikimet, ka rënë për shkak të ngarkesës së tepërt.

Ambasada njoftoi aplikantët paraditen e sotme procedurën që duhet të ndjekin.

“Keni aplikuar për Lotarinë #DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu 👉https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur. Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh", shkruan ambasada.

Të fundit