Flash News

KRYESORE

Fituesi i çmimit 'Kadare' boton përmbledhjen me poezi kushtuar Gilman Bakallit

Fituesi i çmimit 'Kadare' boton përmbledhjen me poezi

Shkëlqim Çela, shkrimtari fitues i çmimit 'Kadare' për vitin 2016,  sapo ka publikuar në Amazon.com një libër me poezi të cilin ia kushton Gilman Bakallit. "Përmbledhje poezish të shkruara kryesisht gjatë vitit 2017. Libri i dedikohet Gilman Bakallit", shkruan autori në prezantimin që i bën punës së vet në faqen e amazon.

Çela dhe Bakalli, i cili ndërroi jetë vjet pas një sëmundjeje të rëndë dhe të papritur, nuk janë njohur nga afër përveç një korrespondence në rrjetet sociale dhe takimit gjatë kohës kur shkrimtari erdhi nga Amerika për të marrë çmimin 'Kadare'. Bakalli ishte pjesë e jurisë që i akordoi romanit të Çelës 'Embriologji' çmimin 'Kadare', bashkë me Ylljet Aliçkën, Agim Baçin, Alfred Lelën, Diana Çulin, Preç Zogajn dhe Rudolf Markun.

Ky është libri i katërt me poezi i Çelës. Libra paraardhës janë: Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore; Nga ngjyrë e pluhurit ngjante hëna; dhe Dogleg (botuar në anglisht në Amerikë).

Të fundit