Flash News

KRYESORE

Fituesi i Botërorit, Carlo Ancelotti jep parashikimin e tij

Fituesi i Botërorit, Carlo Ancelotti jep parashikimin e tij

Ndërkohë që ndodhemi vetëm 2 ditë larg Botërorit, një prej trajnerëve më të suksesshëm në Evropë, Carlo Ancelotti , ka dhënë parashikimin e tij për kombëtaren fituese.

Sipas Ancelottit, ekipi favorit për të fituar Kupën e Botës është Brazili, pasi ka një sulm të fortë dhe mbrojtje solide.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, ka deklaruar Ancelotti.

Ai gjithashtu ka shtuar se dy kombëtaret që mund të surprizojnë në këtë kompeticion janë edhe  Belgjika e Kroacia.

“Belgjika me kaq shumë lojtarë cilësorë që luajnë në ‘Premier League’, dhe Kroacia, që ka një kombinim mes eksperiencës dhe cilësisë, janë ekipet që mund të sjellin surpriza në Botëror”, është shprehur trajneri i ri i Napolit.

Kujtojmë se Botërori ‘Rusi 2018’, fillon më 14 qershor 2018.

Të fundit