Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Njësitë vendore rritën shpenzimet për paga. Qeveria i fuqizon teorikisht. Po financiarisht?
A ka funksionuar reforma territoriale? Çfarë risish sjell ligji i ri “Për financat e qeverisjes vendore” dhe e drejta që u jepet bashkive për të përdorur koncesionin si formë për mbledhjen e të ardhurave…
Reforma territoriale, në vitin e dytë të saj, mbetet një refren i përsëritur i politikës për mënyrën e administrimit të pushtetit vendor dhe pavarësinë që iu dha atij. E ashtu siç ndodh me shumicën e çështjeve, qëndrimet janë ekstreme, njëra palë sheh gotën plot, ndërsa pala tjetër bosh. Argumenti pas së cilës u kap qeveria për reformën ishte ajo e shërbimeve më të mira për qytetarët, përmes delegimit të kompetencave tek pushteti vendor, i cili do të fuqizohej financiarisht duke ndarë më shumë fonde për investime sesa për paga.
Në vitin 2015, Kryeministri Edi Rama do të shprehej se e kaluara përfaqësonte humbje kolosale në financa nga ana e vendorëve. “Ne synojmë që, reforma territoriale, si një proces shtet-ndërtues, për të transformuar njësitë e trashëguara administrative në njësi të zhvillimit ekonomik, nuk ka qenë një lumë fjalësh në fushatën e shkuar zgjedhore”.
Në fakt, sot në dyvjetorin e zbatimit vlen të bëhet edhe një bilanc, duke vendosur në peshore ato që premtoi një reformë transformuese dhe atë që paraqesin sot shifrat, dokumentet zyrtare dhe qëndrimet e aktorëve që kanë interes direkt në këtë çështje. Autonomia vendore, decentralizimi, krijimi i më shumë hapësirave për financim, përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, planifikimi më i mirë buxhetor dhe menaxhimi më i mirë i shpenzimeve duke zhvendosur paratë nga administratat e fryra tek investimet, ishin disa nga zhargonet që shoqëruan mbrojtjen e kësaj reforme. Sot? Sot, në fakt, kemi një projekt që ka mbaruar fazën e parë dhe po nis të dytën, që lidhet direkt me këtë reformë dhe që njihet si STAR 2, aktualisht në fazë konsultimi. Kemi një ligj të ri për financat e vetëqeverisjes vendore, si dhe tregues jo dhe aq optimistë mbi eficencën e shpenzimit të parave me administrata të tejfryra. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme në vlerësimin tërësor të suksesit apo jo, të reformës. E në një rast si ky, përgjegjësia ndahet në dy, mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.
Vendorët autonomë teorikisht, po financiarisht?
Parlamenti tashmë i shpërndarë në fund të sesionit të tij do të miratonte një seri ligjesh, ku mes të tjerash edhe atë “Për financat e vetëqeverisjes vendore”. Në thelb, duket se kemi një rregullim që zgjidh disa nga çështjet më problematike për njësitë vendore, që nis nga ndarja e më shumë të ardhurave mes pushtetit qendror dhe atij vendor, te zgjidhja e problemeve të borxhit dhe emergjencave në planifikimin afatgjatë të buxheteve dhe projekteve.
Por ligji, edhe pse synon që të forcojë financiarisht njësitë vendore, duke ju dhënë një autonomi më të madhe, të paktën teorikisht, në shifra ka preferuar të jetë përcaktues, duke mos negociuar variantet e dhëna nga shoqatat e bashkive. Konkretisht, ligji përcakton se taksat kombëtare që ndahen me njësitë e vetëqeverisjes vendore janë: 97% e të ardhurave nga taksa e kalimit të pronësisë për pasurinë e paluajtshme për individë, personat fizikë dhe juridikë; 25% e të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura; 5% nga renta minerare; 2% nga tatimi për të ardhurat personale. Ky është varianti që propozoi qeveria dhe që i qëndroi deri në fund. Por Shoqata Shqiptare e Bashkive, rreth së cilës janë të mbledhura bashkitë e djathta, kërkoi që të paktën ndarja për tatimin mbi të ardhurat personale të ishte 5% si dhe përfshirja e TVSH-së tek taksat që ndahen.
Por kjo pikë nuk u mor parasysh. Shoqata për Autonominë Vendore, rreth së cilës janë bashkitë e majta, duket se ka pasur kërkesa edhe më ambicioze. “Ky draft nuk ka marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të njësive të vetëqeverisjes vendore për ndarjen e tyre, madje janë shmangur disa parashikime që janë diskutuar në versionet e mëparshme të draftit, ku veçojmë: Përfitimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në masën 5% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale; përcaktimin e mënyrës së ndarjes ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore të pjesës së përfitimit nga tatimi mbi të ardhurat personale; përfitimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në masën 50% të të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura; përfitimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në masën 25% e të ardhurave nga renta minerare; përfshirjen e TVSH-së në taksat e ndara”, thuhet në kërkesën zyrtare të kësaj shoqate.
Fuqia e vërtetë e njësive vendore nuk qëndron te përcaktimi teorik se kush e monitoron veprimtarinë e tyre dhe sa herë kontrollohen, por tek të ardhurat dhe këto të fundit, nëse i kërkuan me shumicë, duket se do t’i marrin me pikatore. Kjo bën që sytë të mbeten tek transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara të qeverisë që, për mënyrën sesi janë trajtuar, tradicionalisht kanë hapur debat.
Pikëpyetjet për taksat
Ka dy probleme që ngrenë shoqatat e bashkive, si ajo e të majtëve dhe ajo e të djathtëve. Së pari, për tatimin mbi të ardhurat personale. “Ne insistojmë në sugjerimin tonë për një rritje të përqindjes së të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale nga 2% në 5%. Mbetet ende për t’u sqaruar se mbi ç’bazë do të shpërndahet kjo taksë, sipas vendbanimit apo vendit të punës”, – thuhet në rekomandimet që i bëhen qeverisë mbi ligjin.
Por pavarësisht kësaj, në ligj nuk detajohet se cila do të jetë baza e shpërndarjes, duke e lënë këtë mekanizëm evaziv. Nga ana tjetër, vendorët e majtë në shoqatën e tyre marrin në konsideratë metamorfozën që po pëson taksa e pronës, e cila në finale nuk dihet se çfarë rezultati do të ketë. Gjithsesi ligji ka parashikuar një pikë ku thuhet se, në rastet e ndryshimeve në politikën fiskale, që shoqërohen me ulje të niveleve, normave dhe taksave të ndara, njësitë e vetëqeverisjes vendore kompensohen financiarisht, në përputhje me nivelin e uljes së të ardhurave. Pavarësisht kësaj, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2018, duke lënë kohë për të marrë në konsideratë ndërhyrje nga qeveria e re./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38