Flash News

KRYESORE

Fjalët e ëmbla të nënës së Justin Bieber për Selena Gomez: Është njeri shumë i çmuar

Fjalët e ëmbla të nënës së Justin Bieber për

Ribashkimi i Selena Gomez dhe Justin Bieber ka qenë në qendër të vëmendjes kohet e fundit, një marrëdhënie e re që ende nuk dihet me saktësi se ku mund të kategorizohet, pasi ata të dy ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht se janë bashkë.

Nëna e Justini ka folur për "People" në lidhje Selenën duke u shprehur se më të ka një marrëdhënie të mirë dhe se e konsideron si një njëri të çmuar.

Ndërsa nëse janë apo jo në një marrëdhënie romantike, e ëma e Bieber, Pattie Mallette, u shpreh se është dakord me çdo vendim të të rinjve.

“Unë nuk di shumë për marrëdhënien e tyre, pasi Justin nuk flet me mua për këtë, por unë e dua Selenën. Mbështes çdo gjë që ai bën, nëse ai e do, edhe unë e dua. Jam takuar disa herë me Selenën dhe kam një lidhje të veçantë. Mendoj se është një njeri shumë i çmuar”

Unë mendoj se ai është duke u përqëndruar vetëm tek Zoti dhe me të vërtetë po përpiqet të kuptojë çfarë ka rëndësi për të dhe çfarë jo. Ai po përpiqet që të jetë normal në një botë disi të parregullt, të gjejë një ekulibër. Justin po rritet dhe unë jam shumë krenare për të”, u shpreh Mallette.

Ndërkohë flitet se Justin do e lërë karrierën muzikore dhe do bëhet pastor, por asgjë nuk është ekonfirmuar.

Të fundit