Flash News

KRYESORE

Fjalimi fundit i Bashës në 'Çadrën e Lirisë'? "Rrëzuam gjysmën e qeverisë"

Fjalimi fundit i Bashës në 'Çadrën e

Lulzim Basha, edhe pse nuk e ka shpallur mbylljen e Çadrës, e ka lënë të kuptohet. Dhe ka mbajtur një fjalim që u duk si 'lamtumirë për Çadrën' dhe falenderim për mbështetësit, por edhe si hapje e fushatës elektorale. Ai nuk ka harruar të përsërisë idenë dhe projektin e Republikës së re, duke kujtuar gjithashtu se misioni është realizuar, edhe pse 'jo gjithë qeveria, por gjysma e saj u rrëzua".

Fjalimi i Bashës me shkurtime:

Qytetarë , të reja dhe të rinj plotë 90 ditë më parë ju nisët një rrugtim epik, qytetar, patriotik, paqësor europian dhe të vendosur për të mos pranuar më me kokën poshtë gjendjen e mjerë të vendit, për të treguar të vërtetën tuaj për t'i treguar botës mbarë të vërtetën për krimin drogën korrupsionin.

Ju u bashkuat 90 ditë më parë dhe i treguat shqipërisë dhe botës se shpresa nuk ka vdekur se kurajoja trumfon mbi frikën, dhe se dita e të vërtetës dhe drita e forcës së pathyeshme e një populli për demokraci të vërtetë, 90 ditë më parë u mblodhëm në një vend pa shpresë, pa Zot. U mblodhëm me kurajon e gjithësecilt prej jush, me kurajon e bashkimit më të madh të shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Nisëm qëndresën e bashkuar. 90 ditë më parë ishit shpirti i qëndresës, shpresa e çdo shqiptari dhe Shqipërisë, por sot ju jeni e ardhmja e Shqipërisë europiane.

Ajo që ju ndezët në zemër të Shqipërisë është flaka e pavdekshme e shpresës që vjen me forcën e kauzës sonë të drejtë, me forcën e qëndresës tuaj epike. Kjo qëndresë shembi muret e mykura të Republikës së vjetër. Muret e kështjellës së mykyr ranë vetëm prej qëndresës dhe kurajos tuaj. Askush nuk iu trembi dot, askush nuk na trembi në rrugën që kemi nisur.

90 ditë dhe Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë në 37 ditët e ardhëshme kjo lëvizje nuk do të shuhet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë. Kurrë më parë në këto 27 vite të përmbysjes së diktaturës, Europa nuk ka parë si kjo lëvizje e pathyeshme se kjo lëvizje ashtu filloi dhe do vazhdojë. Kjo lëvizje nisi për t'i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme u kurorëzua sot, jo me rrëzimin e qeverisë por gjysmës së saj, me garancinë të cilat duhet të zbatohen nga fillimi në fund por beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme nuk përfundon këtu. Kjo është nxemja, ndeshja fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores.

Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme ne do vazhdojmë projektin e Republikës së re, që qytetarëve shqiptarë do t'i japë fund komplotit ekonomik e politik që e ka rrënuar këtë vend dhe ka varfëruar shqiptarët deri në palcë. Po, Republika re nuk është thjesht objektivi i shpalljes së 13 majit nga ky shesh, por është realiteti që do të përjetësohet nga kjo qëndresë. Sot përmes dialogut politik që u bë realitet vetëm falë imponimit dhe qëndresës tuaj, Republikën e vjetër ka pranur rrugën institucionale të asgjësimit të saj, për t'i hapurr rrugë ëndrrës tuaj për Republikë të re. Kjo është domethënia e angazhimit për reformën kushtetuese e cila nuk është dy fjalë në një letër të bardhë, por flamuri i vendosmërisë ndaj Republikës së vjetër. Që kurrë më politika të mos jetë teatër kukullash për qytetarët, reforma kushtetuese është ajo që iu premtova ditën e shtunë për të ndërtuar së bashku një shtet dhe një shoqëri ku pushteti, pasuria juaj të jetë në dorën tuaj.

 Asnjë tërheqje, asnjë kompromis nuk do të ketë me të keqen që ka kapur vendin për gryke, por vetëm përballje për një Shqipëri të çliruar nga droga.  

 

Të fundit