Flash News

KRYESORE

Fjalimi i Bashës me tonet e ‘Unë kam një ëndërr’ të MLK. Ja kush ia shkruan tekstet shefit të opozitës

Fjalimi i Bashës me tonet e ‘Unë kam një

Fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike ishte i pazakontë. Kështu e sheh një ekspet i komunikimit publik i kontaktuar nga Poltiko.al.

E para është kohëzgjatja e tij, ose më saktë fjalimi më i shkurtër që Basha ka mbajtur si lider i opozitës. Kjo e lejoi tekstin, sipas ekspertit i cili preferoi të mbetet jo publik, të bënte vend te dëgjuesit, në ndryshim nga fjalimet e gjata të cilat i mërzisin dëgjuesit dhe i bëjnë të harrohen shpejt.

Një cilësi e dytë e fjalimit, sipas të njëjtit burim, është struktura. E cila deri diku lidhet edhe me shkurtësinë. Kjo e fundit është e nevojshme për strukturën ‘piramidale’ të fjalimit. Herë të tjera, me fjalime të strëzgjatura, Basha i ka ‘rënë në qafë’ strukturës duke u paraqitur me fjalime ‘pa trup’.

Fjalimi i shkurtër lejoi edhe ritmin, një tjetër element kyç i fjalimbajtjes.

Fjalimi i kryetarit të PD ngjante ose frymëzohej nga kadenca dhe fryma e ‘Unë kam një ëndërr’ të Martin Luter Kingut. ‘Ten scores ago’, niste fjalimi i MLK. ‘Një shekull e gjysmë më parë’, fillonte fjalimi i Bashës pas vargjeve të Naim Frashërit. Kjo sa për të vënë në pah një përkim sipërfaqësor.

Politiko ka kontaktuar me burime në zyrën e komunikmit në PD për të marrë vesh se cili është autori i fjalimit, dhe ka zbuluar se Basha e ka shkruar vetë fjalimin. Një gjë që nuk ndodh zakonisht pasi, herë pas here, për tekstet e tij ‘punojnë’ njerëz nga kjo zyrë apo apo dhe ide që vijnë nga publicistë afër Partisë Demokratike.

Me sa duket fjalimin më të mirë e bën ai që e mban.

Të fundit