Flash News

KRYESORE

Fjalimi një orë e 10 minuta i Bashës me akuza, falje, ftesa dhe program

Fjalimi një orë e 10 minuta i Bashës me akuza, falje, ftesa dhe

Plotë një orë 10 minuta ishte fjalimi që Lulzim Basha mbajti para afro 7 mijë delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Një nga fjalimet më të gjatat të kryedemokratit i ceku një sërë çështjes.

Basha e nisi fjalën e tij me gjendjen në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqqeverisjes duke akuzuar me emra konkret ata që sipas tij kanë marrë ‘peng’ qeverinë.

Një pjesë të fjalës së tij, kreu i demokratëve ja kushtoi procesit të bashkimit të Partisë Demokratike. Në këtë pikë, Basha kërkoi ndjesë duke thënë se edhe ai ka gabuar dhe se është i vetëdijshëm për atë. Një thirrje, kryeopozitari i drejtoi edhe të pakënaqurve ku tha se dora e tij është e shtrirë për gjithsecilin që dëshiron ti bashkohet PD-së dhe të jetë pjesë e saj.

Basha shpalosi edhe një herë alternativën e Partisë Demokratike për qeverisjen e vendit, ku përmendi programin ekonomik, taksat, investimet në bujqësi, planin e PD-së për arsimin dhe rininë.

Të fundit