Flash News

KRYESORE

Fjoralba Ponari tregon detajet mbi emisionin e ri: Thashetheme, të qeshura e të qara

Fjoralba Ponari është moderatorja më e re në emisionin sportiv ‘Top Arena’, krah Manushit.

Pavarësisht se nuk kishte moderuar më parë një format të tillë, ajo arriti t’ia dilte mbanë dhe të fitonte zemrat e publikut.

Së fundmi Fjoralba ka treguar se do të drejtojë një tjetër emision në “Top Channel”, si edhe ka dhënë edhe disa detaje rreth tij.

Nëpërmjet opsionit “Questions” në Insagram, ajo është shprehur se emisioni do të fillojë në tetor dhe do të ketë mjaft dinamikë.

“Një program që ka pak nga të gjitha, edhe thashetheme, lojëra, sport edhe të qeshura e të qara”, ka shkruar ajo.

Të fundit