Flash News

KRYESORE

Flaka nuk e ka problem për firma, pranon se ka blerë rroba të përdorura

Flaka nuk e ka problem për firma, pranon se ka blerë rroba të

Flaka Krelani është një nga këngëtaret më të talentuara e cila përveç vokalit ajo dallohet edhe për stilin e veçantë që ka. Edhe pse së fundmi po shohim gjithnjë e më shumë këngëtarët me veshje dhe marka shumë të shtrenjta dhe tepër të kushtueshme, Flaka pranon se nuk e ka komplekset e të të veshurit brendet më të njohura.

Përkundrazi, ajo ka treguar dje në "Ftesë në 5" me Bieta Sulon se së fundmi ka blerë rroba të përdorura:

“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të përdorur (të dorës së dytë). Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura, kushtonin tek diçka e tillë 50 euro. Unë nuk e kam pasur asnjëherë problem firmën. Mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë me u duk më mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pas problem edhe nëse kushtojnë 2 euro, a bëjnë mjafton të duken mirë dhe ashtu siç unë dua të dukem.”

Të fundit