Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vunë flakën traut që i detyron shqiptarët e të dyja anëve të kufirit, të paguajnë një takstë super të shtrenjtë dhe të katërfishtë, po ravijëzohet një kryqëzatë absurde gjoja në mbrojtje të biznesit. Kryqëtarët e saj, herë njerëz të respektueshëm (edhe kur nuk je dakord) për bindjet e tyre tek liria dhe tregu, herë sharlatanë që i vetëofrohen paguesit më të parë, po lëshojnë një kushtrim: “Merruni me politikën, s’keni punë me biznesin”.
Pas kësaj fushate perfide ka një keqkuptim që për disa mund të jetë naiv dhe për të tjerët malinj. Sepse, në mënyrë tinzare, duke dashur të bëjë mbrojtjen e tyre, ajo do t’i fusë të gjithë biznesmenët e këtij vendi në thesin e mëkatarit.
Në fakt nuk është kështu.
Kritikat publike të artikuluara prej kohësh nuk janë bërë kurrë për ato biznese që thjeshtë kanë parë punën e tyre. Askush nuk ka dëgjuar më parë të anatemohet kooprerativa e Xarrës që kultivon dhe shet mandarinat e saj. Askush nuk ka lëshuar as edhe një aludim të vetëm, qoftë për prodhuesit e djathit Gjirofarm, qoftë për atë të sallamit EHV.
Në të kundërt në syrin e ciklonit kanë qenë të tjerë, ata që përfitojnë nga paratë publike. Ata që marrin trojet abuzive të ndërtimit, ata që zhvasin me koncesionet absurde, ata që janë futur në skemat kriminale të PPP dhe japin oferta të pakërkuara për projektin 1 miliardë euro.
Në këtë kategori hyjnë edhe ata oligarkë që ndryshojnë ligjet në favor të tyre, që komandojnë qeveritë që të ulë tarifat dhe taksat për bizneset e tyre, që paguajnë me para në dorë për të krijuar pabarazi në treg.
Tani pyetja që shtrohet është: a duhen ruajtur, mbrojtur, konservuar edhe këta të fundit me parimin e “mbrojtjes së biznesit”? A duhet të biem pre e mendësisë sipërfaqësore: “faji është vetëm i qeveritarëve që kemi votuar dhe s’kemi punë me njerzit që i paguajnë, i influencojnë apo i përdorin si lolo ata?
Unë mendoj se jo.
Të përdorësh logjikën “lëre biznesmenin, merru me politikanin” është njësoj sikur në 21 janar të thoshe mos u merr me gardistët, po me kryeministrin; sikur për vjedhjet e drejtorëve të LSI-së të nxjerrësh nga goja justifikimin absurd: “ç’faj ka ai i shkreti, për partinë i donte paratë”, sikur për policët që favorizuan trafikun e hashashit të përdorësh alibinë: “I bindeshin urdhrave të Tahirit”.
Të gjithë ata janë fajtorë sepse kanë pranuar të jenë pjesë e një skeme kriminale.
Po kështu janë edhe ata oligarkë, që në bashkëpunim me qeverinë po ndikojnë që borxhi i vendit të thellohet, që po lobojnë që praktika tashmë të kritikuara ashpër nga Banka Botërore, FMN, BE të thellohen dhe më tej.
Sot, pas akteve të Kuksit që njësoj si Rama edhe zarat e oligarkëve i quajtën “vandale”, këta të fundit ngritën alarmin se kjo klimë mund të trembë investitorët e huaj.
Po, a dinë të thonë ata se ç’investitorë të huaj kanë ardhur deri tani në vend, ku megjithëse ka pasur qetësi, është krijuar një rreth vicioz mes një kryeministri që shpërndan çdo pronë publike pa tender dhe pa garë dhe disa “biznesmenëve” që ndajnë paratë dhe korrin frytet e kësaj padrejtësie?
E pra klimën e biznesit në vend nuk e prish as kritika ndaj oligarkëve, as dhe denoncimi i aferave të tyre. Në të kundërt sa më i fortë të jetë presioni kundër kësaj marëdhënieje okulte, aq më shumë shpresë ka për të ardhmen.
Natyrisht, ky konkluzion nuk ka vlerë për sharlatanët që paguhen me para në dorë nga përfituesit e pushtetit të Ramës, por ai mund të jetë pjesë e një debati serioz me ata idhtarë fanatikë të tregut, që në emër të bindjeve të tyre, fusin në të njëtin thes biznesmenët e ndershëm bashkë me ata që shërbejnë si ingranazhe të një mkanizmi kriminal.
Për ta pyetja është e thjeshtë: A mund të mbrojë një njeri që beson tek liria ekonomike, tek konkurenca dhe vetëfunksionimi i tregut, atë pjesë të biznesit që për përfitimet e saj është bërë palë me shkatërruesit e këtyre vlerave?
*Botuar fillimisht te lapsi.al. Linku këtu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38