Flakët/ Situata në Shëngjin vazhdon të jetë problematike

Situata në Shëngjin të Lezhës vazhdon që të jetë problematike. Zjarrfikësit po luftojnë me vatrat e zjarrit, të cilat prej dy netësh vijojnë të djegin pa mëshirë kurorën e gjelbër në Shëngjin.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me këtë situatë, e informoi se trupat e MZSH-së, pushteti vendor, Forcat e Armatosura në bashkëpunim edhe me banorët e zonës, po punojnë intensivisht për të mbajtur flakët nën kontroll. Aktualisht janë angazhuar 200 efektivë nga këto struktura për të shuar flakët.

Sipas saj, edhe pse situata është e vështirë, asnjë prej banesave të zonës nuk është e rrezikuar. Forcat e Armatosura me mjete dhe me trupa nga Tirana, Shkodra dhe Lezha kanë zbarkuar prej dy ditësh në Shëngjin dhe po luftojnë deri në shuarjen përfundimtare të flakëve.