Flash News

KRYESORE

Flamingo, trendi i kësaj vere

Ngjyrat dhe dizajnet e shumta, janë gjithmonë të pranishme në rrobat e stinës së nxehtë të verës.

Flamingo, duket se këtë vit ka “pushtuar” veshjet e të gjitha moshave duke u bërë kështu trendi i kësaj vere, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Shpendin ngjyrë rozë, mund ta gjejmë të stampuar në bluze verore, pantallona të shkurtra, fustane, këmisha, rroba banjo, shapka plazhi, çanta, rroba fëmijësh etj.

Ajo që bie në sy, është fakti që ky dizajn është mjaft i përhapur edhe tek veshjet e meshkujve, zakonisht në pantallonat e shkurtra të verës dhe këmisha.

Shumë nga personazhet shqiptare vip, kanë preferuar që të veshin rroba me motive të Famingos, ku ndër to mund të përmendim këngëtaren Zajmina Vasjari dhe moderatoren Jona Spahiu.

 

Të fundit