Flash News

KRYESORE

Me flamur ‘kinez’ në SHBA, kreu i Peshëngritjes flet për incidentin

Me flamur ‘kinez’ në SHBA, kreu i Peshëngritjes flet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka komentuar incidentin që ndodhi në Botërorin e peshëngritjes në Amerikë, ku merrte pjesë peshëngritësja Romela Begaj.

Kjo e fundit, u ngrit në podium me një flamur shqiptar kuq e zi, që ishte i përmasave të vogla dhe i stampuar keq (flamur kinez).

Gjoza tha se ishte gabim i vendit organizativ, pasi stafit shqiptar i ishte dhënë garanci se dispononin flamurin tonë kombëtar. “Për çështjen e flamurit jam paraqitur tek vendi organizator. Mbasi dëgjuam himnin, i pyetëm nëse u duhej flamuri jonë apo jo, por vendi organizator tha se kishte. Pra ishte detyra e tyre. Ne kishim 2 flamuj, madje edhe Romela kishte të vetin. Kjo ishte çështja e vendit organizator që na befasoi kur doli një kampione e madhe me atë flamur të vogël”, tha Gjoza.

Të fundit