Flash News

KRYESORE

Flamur Noka: BILD e varrosi Ramën politikisht

Flamur Noka: BILD e varrosi Ramën politikisht

Ish-deputeti i PD Flamur Noka, i pranishëm në protestën në e opozitës në Shkodër tha se përgjimet e gazetës gjermane BILD, e ka varrosur politikisht Ramën.

Noka theksoi se Bild nxori qartësisht lidhjet e Edi Ramës me botën e krimit.

“Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. Ti duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit.

Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëmbur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të varrosi politikisht”, -tha Noka.

Të fundit