Flash News

KRYESORE

Flamuri turk në digën e HEC-it, deputeti socialist: Provokim i shëmtuar

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër në lidhje me flamurin në digën e HEC-it në Qafë Mollë.

Ndreu shprehet se ai flamur ishte një provokacion i shëmtuar i firmës turke pasi ajo nuk ka lejë për të ndërtuar një mozaik të tillë. “Nuk e kuptoj pse Prokuroria nuk nis procedim penal ndaj firmës që ndërtoi flamurin por për disa burra e djem”, shprehet deputeti.

Statusi i plotë:

Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te Ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj !

Të fundit