Flamurtari nis akuzat: Gjyqtarët po na dëmtojnë!

Flamurtari i mori një pikë shumë të vështirë Bylisit në transfertë. Vlonjatët besuan shumë dhe ia dolën të merrnin 1 pikë me vlera në Ballsh. Pretendimet e bregdetarëve janë për gjyqtarët, pasi mendojnë se janë dëmtuar. Ekipi vlonjat reagon ndaj gjyqtarit Ardian Beqiri.

POSTIMI I FLAMURTARIT – “Nuk presim nga asnjë analist për të bërë moviolën me rastet në ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C, prandaj po i publikojmë.

1. Momenti i dëmtimit të dy lojtarëve, duket që topi preket nga lojtari me numrin 25 (Tuxa) dhe kontrollohet nga Ribaj.

2. Me rregullore topi i kthehet ekipit që kishte kontrollin para ndërprerjes së lojës, por arbitri bëri të kundërtën. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis .

3. Jepet 11-metërsh nga mesi i fushës, edhe pse kontakti është dyluftim në ajër. Arbitri shumë i bindur për të dhënë 11-metërsh në distancë 40 metra larg nga aksioni.

4. Në zonën e Bylis ka prekje me dorë nga lojtari me numër 8. Arbitri vendos bilbilin për të dhënë 11-metërsh dhe bëhet “pishman”, – shkruhet në deklaratë.