Flash News

KRYESORE

Flamurtari plotëson stafin, gazetari sportiv emërohet si zëvendës-trajner

Pas largimit të Ardian Memës, i cili u emërua në krye të Tiranës, drejtuesit e Flamurtarit kanë gjetur pasuesin e tij.

Emri i përzgjedhur është Ergi Lubani, i cili gjatë karrierës së tij ka punuar kryesisht si gazetar sportiv në disa media, si: Gazeta Sporti Shqiptar, Abc News, Telesport dhe së fundmi TVSH, ndërsa ka qenë për një periudhë të shkurtër edhe trajner i Dinamos U17 dhe pjesë e stafit të Sopotit dhe Korabit, pasi zotëron edhe licencën e UEFA-s.

Skuadra vlonjate do të luajë ndeshjen e parë, pas pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, pikërisht kundër Tiranës, që tashmë drejtohet pikërisht nga Ardian Mema.

Të fundit