Flash News

KRYESORE

A do flasë Edi Rama në Asamblenë e OKB-së? Deri më tani nuk rezulton në listë

Që prej ditës së djeshme kanë nisur diskutimet e drejtuesve të shteteve anëtare të OKB-së, në punimet e radhës së Asamblesë së Përgjithshme. Presidenti i Brazilit ishte i pari që hapi diskutimet, i ndjekur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Drejtuesit e Francës, Turqisë, Izraelit, Austrisë, Zvicrës, Polonisë, etj, folën gjithashtu më datë 19, përpara homologëve të tyre për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

OKB-ja ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjithë rendin e liderëve që do të dalin të flasin përpara Asamblesë ditën e sotme dhe të nesërme. Nga 112 shtete të regjistruara në tre ditë, Shqipëria nuk rezulton të jetë pjesë e listës, raporton Politiko.al.

Duhet thënë se në njoftim nuk sqarohet nëse diskutimet e liderëve do të vazhdojnë deri më datë 25 apo do të ndërpriten më datë 21, kur edhe është regjistruar shteti i fundit për të folur.

Emri i Edi Ramës apo Ditmir Bushatit nuk ndodhet në listën e datës 20 apo 21, ndryshe nga homologët e tyre në Ballkan.

Sot do të flasin drejtuesit e Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Italisë, si dhe lider të tjerë nga e gjithë bota. Nga Ballkani, nesër janë regjistruar për të folur drejtuesit e Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Përveç Shqipërisë, në listë nuk figurojnë as Greqia me Maqedoninë.

Në këto tre ditë, kanë folur dhe do të flasin liderët e shteteve kryesore si SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Turqia, Kanadaja, etj.

Mbetet për t’u sqaruar përse Shqipëria është zhvendosur nga tre ditët e diskutimeve intensive apo edhe më keq, nëse refuzon t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar në Asamblenë e Përgjithshme.

Ka dy ditë në OKB, asnjë takim zyrtar për Edi Ramën, ndryshe është agjenda e Hashim Thaçit

Të fundit