Flash News

KRYESORE

Flasin ekspertët: Këto janë dy mënyrat për zgjidhjen e demarkacionit

Flasin ekspertët: Këto janë dy mënyrat për zgjidhjen e

Ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare kanë dhënë opsionet e zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Opsioni i parë, sipas tyre, ka të bëjë me refuzimin me votë të kësaj marrëveshjeje dhe rihapjen e negociatave të reja me Malin e Zi.

Opsioni i dytë është dërgimi i Marrëveshjes në Gjykatën e Arbitrazhit, ndonëse për një veprim të tillë nevojitet edhe bashkëpunimi i shtetit fqinj, shkruan sot gazeta Zëri.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila tashmë ka bërë më shumë se dy vjet që kur është nënshkruar, mund të arrijë zgjidhje nëpërmjet disa skenarëve.

Megjithatë, ata konsiderojnë se duhet patjetër që të bashkëpunohet me Malin e Zi rreth kësaj çështjeje, pasi ndryshe nuk mund të arrihet asnjë zgjidhjeje.

Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Qeverisë janë zotuar se kryeministri Ramush Haradinaj do ta zgjidhë shumë shpejt Marrëveshjen e Demarkacionit.

Qeveria “Haradinaj” që në ditën e parë ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi me në krye Murat Mehën, si dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të komisionit që pritet të formohet.

 

 

 

Të fundit