Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Flasin gazetarët e kronikës: Numri i Dakos në përgjimet e grupit të Avdylajve
Gazetari i TV KLan, Xhevahir Zhabina ka deklaruar se numri i telefonit të Vangjush Dakos ka dalë gjatë një përgjimi të një grupi kriminal, por nuk ka nisur ndonjë hetim ndaj tij. I ftuar në emisionin ‘Dritare’, ai pohoi se në ditët në vijim do këtë operacione të tjera, kryesisht në Shkodër dhe në Durrës.
“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, deklaroi ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Klodiana Lala, e cila tha se deri më tani nuk dihet nëse Dako është implikuar apo jo në ngjarje të paligjshme. Ajo tha se i vetmi fakt deri tani është se Dako është përgjuar, ndërsa në dosje thuhet se përfshihen edhe zyrtare apo dhe deputetë.
“Është hetim i vitit 2016, i vënë në lëvizje nga policia e Kavajës, që kishte dyshime se grupi Avdylaj kryente trafik droge, kokaine dhe hashash. në këtë mënyrë u vu në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në atë kohë u nis hetimi, ku në rrjetën e përgjimeve ra Dako dhe ka firma për tendera për këtë bandë”, u shpreh Lala duke shtuar:
"Ata që kanë lëvizur trafikun e drogës, kanë lëvizur sasi kokaine, 2 ton hashash. Hetimi për dosjen 339, është ndarë me një fraksion, ku po hetohen zyrtarët. Sesa do të arrijë Prokurorë të vërtetojë përgjimet mes Dakos dhe personave të tjerë, apo mes zyrtarëve të tjerë dhe deputetëve, dhe inkriminimi i tyre në botën e krimit, kjo është çështje që duhet të presim. Është herët që të çojmë në hetim dhe pranga një zyrtar. Është fakt që Dako është përgjuar. Nëse e komprometon se me kë ka folur, ne se dimë”, sqaroi Lala.