Flash News

KRYESORE

Flasin miqtë dhe mjekët: Si e gjetëm Adelën të pajetë në apartamentin me derë hapur

Flasin miqtë dhe mjekët: Si e gjetëm Adelën të

Vdekja e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikuar si vdekje për shkaqe natyrale. Ajo ndërroi jetë dy ditë më parë ndërkohë që miqtë dhe mjekët flasin për momentet e para kur gjetën trupin e saj.

Adela kishte punuar deri në orën 23:00 të së shtunës, por nuk kishte shprehur asnjë shqetësim. Pasi ka përfunduar punën, është nisur drejt shtëpisë dhe rreth 30 minuta para se të gjendej e pajetë në apartamentin e saj, i kishte telefonuar shoqes së saj të ngushtë.

“Nuk po mbushem dot me frymë”, mësohet t’i ketë thënë shoqes së saj, duke i kërkuar të njoftonte ambulancën, shkruan Panorama.

Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët.

Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartamenti i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt.

Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela, nga frika se gjendja e saj mund të

 përkeqësohej, i ka thënë se do t’i hapte derën.

Ndërsa në momentin që janë futur brenda, ajo është gjetur e shtrirë në korridor. Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë e janë nisur drejt QSUT.

 

Të fundit