Flash News

KRYESORE

Flasin të afërmit e Kostandinos Kaçifa: Djali bëri një budallallëk

Flasin të afërmit e Kostandinos Kaçifa: Djali bëri

Edhe pse bëri një gabim të rëndë, nuk duhej të vritej. Ky ishte thelbi i asaj që banorët dhe të afërmit e 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifas shprehen për mediat, pasi ai mbeti i vrarë nga RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Sipas banorëve, i riu bëri një budallallëk, duke shkëmbyer zjarr me policinë dhe apelojnë që ngjarja të mos politizohet.

“Po përpiqemi të qetësojmë ujërat mes dy shteteve dhe të mos i japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj, jemi miq e të mos interpretohen gjërat”, shprehen fqinjët e të afërmit për ‘News  24’.

Po ashtu, ata apelojnë mediat që të mos përcjellin lajme të pavërteta dhe të pranojnë faktin se në Shqipëri ka minoritet grek.

Të fundit