Flash News

KRYESORE

Fleckenstein: I lumtur që Palmer mbajti të njëjtin qëndrim si BE

Fleckenstein: I lumtur që Palmer mbajti të njëjtin qëndrim

Sot në Tiranë është mbledhur Komisioni  Kombëtar i Integrimit. Eurodeputeti  Knut Fleckenstein tha se ndihej i lumtur që zv.sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer është shprehur në një linjë me BE-në. Fleckestein theksoi se BE ka nevojë për sinjale pozitive.

“Jam shumë i lumtur që zv.ndihmës sekretari i shtetit amerikan ka të njëjtin mendim, sikurse ne në Bashkimin Europian. Kemi nevojë për sinjale pozitive. Duhet të jetë e qartë që ka mënyra të ndryshme . Për këtë arsye jam shumë i kënaqur që Këshilli i Sigurisë po vazhdon punën e tyre, sepse kemi nevojë për sinjale pozitive.

Por ajo çfarë jemi dakord si parlament evropian, dyert tona janë të hapura si për parlamentin si për PD. Ju e dini më mirë si të gjeni një zgjidhje për problemet. Ne më të vërtetë ju mbështesin që të ecim përpara sa më shpejt”, u shpreh ai.

Të fundit