Flash News

KRYESORE

Fleckenstein: Këto janë kushtet që duhet të plotësojë patjetër Shqipëria për çeljen e negociatave

Fleckenstein: Këto janë kushtet që duhet të

Në një intervistë për Sokol Ballën raportesi për Shqipërinë në Parlamentin Europianë ka folur për çështjen e çeljes së negociatave. Sipas Fleckenstein, janë 5 kushte që duhet të plotësojë Shqipëria. 

Sokol Balla: Pra nuk ka një ndryshim të 5 prioriteteve kyç, ku Shqipëria duhet të regjistrojë një progres sa i përket hapjes së negociatave?

Knut Fleckenstein: S’mund të bësh gjithçka njëherësh. Ref orma në drejtësi po vazhdon dhe duhet zbatuar, ndërsa pikat e tjera në lidhje me prioritetet duhet që të shikojmë, që edhe këto janë probleme serioze, si lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, reforma në administratën publike, duhet të vazhdojnë në të njëjtën kohë dhe kjo duhet treguar me vepra. Si të themi që duhet të mbarojë zbatimi i këtyre dhe pastaj do çelim negocitata? Po ta bënim këtë atëherë do të duhej më shumë kohë. Por, gjatë negociatave, mendoj se do të ketë më shumë mundësi që të shohim se çfarë po bën kjo qeveri për këto çështje.

Sokol Balla: Ngulmoj tek çështja e pesë prioriteteve pasi ka njëfarë keqkuptimi apo kakofoni nga institucionet e BE. Si shembull, sa i takon reformës në drejtësi, u kërkua reforma, pastaj u kërkua vettingu, pastaj zbatimi i tij, që ka filluar. Pra, siç keni thënë ju dje dhe sot, do të ndiqet zbatimi i reformës, pastaj filloi të flitet për krimin etnik shqiptar, siç e quajti Kryeministri. Jam dakord që integrimi është një proces me vijueshmëri, por nuk mund të kthehet në një test me pika, pasi po të jetë kështu, ky është një provim që Shqipëria nuk do ta marrë kurrë.

Knut Fleckenstein: Për mua është e qartë si kristal. Thamë që nëse OSBE jep një raport pozitiv për zgjedhjet, nëse procesi vettingut zbatohet vërtet, atëherë ne duhet të çelim negociatat. Kjo nuk do të thotë se prioritetet e tjera nuk janë të rëndësishme, por ne nuk të hapim derën dhe t’ju presim tek klubi ynë, por do të vazhdojë puna me negociatat. Gjëja tjetër, ajo që ju e quajtët krimi etnik shqiptar. Nëse lufton krimin e organizuar, këtë e bën në vendin tënd së pari. Sesi duhet të bëhet s’duhet ta diskutojmë në televizion. Kjo do të diskutohet në vendin e duhur dhe si duhen trajtuar strukturat kriminale, edhe në vendet e tjera të BE që kanë lidhje me krimin në Shqipëri. Duhet të ketë bashkëpunim. Dëgjova edhe ministrin Xhafaj që ka diskutime. Keni të drejtë, krimi etnik shqiptar nuk është një gjë që duhet të vazhdojë në këtë formë. Nëse ka qeveri që mendon se një shqiptar është shqiptar, edhe ne duhet ta luftojmë këtë lloj mendësie sepse është mënyra e gabuar për ta trajtuar këtë çështje. Kjo Qeveria ka përgjegjësi për qytetarët e këtij vendi dhe qeveria nuk mban përgjegjësi për shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e tjetërkund dhe kjo duhet të jetë e qartë. Edhe KE duhet të bëjë më shumë punë, duhet të flasë me shtetet e BE për këtë gjë. 

Sokol Balla: Ju thatë që edhe KE duhet të bëjë më shumë punë. Duket sikur edhe ne po e ndjejmë dilemat  që kanë vetë institucione e BE mes tyre. Duket sikur PE ka një qëndrim më dashamirës, ndoshta edhe për shkak të lidhjeve tuaja personale me Shqipërinë, KE mundohet të ketë një sjellje më tolerante, por Këshilli i Ministrave shikojmë vit pas viti, një qëndrim shumë më skeptik ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Me korigjoni nëse e kam gabim.

Knut Fleckenstein: Nuk është tërësisht e gabuar, por ne kemi detyra të ndryshme, secili prej nesh. Komisioni e ka dhënë rekomandin në Këshill për çeljen e negociatave, edhe PE është pro, natyrisht pa thënë që çdo gjë funksionon mrekullisht në Shqipëri dhe si për shumë gjëra është Këshilli që ka një probem për të pasur një qëndrim të përbashkët. Ne duhet të përpiqemi të jemi të besueshëm, që nëse e themi një gjë, ai duhet të jetë realiteti. Qeveritë ndonjëherë nuk e ndjejnë këtë, sepse janë të zënë me zgjedhjet në vendet e tyre apo diskutime të brendshme dhe duan që zgjedhësit e tyre ta shikojnë Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor për të mos parë dështimet që kanë në vendet e tyre. 

Sokol Balla: Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u tha në dhjetor të vitit të kaluar që nuk do të ketë një raport-progres për vendet kandidate këtë vit, duke nënkuptuar faktin që disa për vende kryesore të unionit kishin zgjedhje të përgjithshme politike, përfshirë edhe Gjermaninë, por ma u la një dritare e hapur që nëse progresi i nevojshëm do të ishte regjistruar, mund të kishte një raport të ndërmjetëm. Përse nuk ndodhi kjo? 

Knut Fleckenstein: Fakti që nuk kemi një raport vjetor, apo progres-raport s’ka të bëjë me zghedhjet në Gjermani, por ka të bëjë me një sistem të ri që në kohë të kemi shifra më të sakta dhe do vazhdojë çdo vit. Çështja e qershorit përmendet sepse në mars Këshilli duhet të vendosë dhe negociatat do të fillojnë përpara pushimeve të verës. 

Sokol Balla: Duket sikur shqetësimi në disa vende europiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është një tjetër. Më koherente do të ishte pyetja a rrezikon Shqipëria që t’i rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen?

Knut Fleckenstein: Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë. 

Sokol Balla: Pra, Holanda, problemet që kemi me të dhe marrëveshja e re që nënshkruam me Francën nuk rrezikojnë rikthimin e regjimit të vizave? 

Knut Fleckenstein: Mendoj se jo,  sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë.

Të fundit