All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Fleckenstein: Të hapen negociatat për Shqipërinë

Fleckenstein: Të hapen negociatat për Shqipërinë
All - Paragraf - 1

Anëtari i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein thotë se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Fleckenstein i referohet vizitës së bërë javën e kaluar në Tiranë teksa shprehet se progresi është bërë, por ka edhe shumë punë për të bërë.

All - Paragraf - 3

Postimi i plotë i Knut Fleckenstein

Javën e kaluar vizitova sërish Shqipërinë. Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të hapim menjëherë negociatat me këtë shtet. Progresi është bërë, por mendoj edhe shumë punë ka për të bërë, pa dyshim. Jam vërtetë i inkurajuar nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë, në qendrën sociale Bregu i Lumit dhe në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë duan mbështetjen tonë, për të sjellë Shqipërinë më pranë Europës. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, në lidhje me shumë vendime politike, por me këta të rinj në Tiranë, është vërtetë me vlerë të punosh.

Të fundit