Flash News

KRYESORE

Foto/ Flet administratorja që dhunoi gazetarin: Më ka qëlluar me mikrofon

Duke iu referuar edhe pamjeve filmike të publikuara nga emisioni 'Stop' ku  gazetari Genci Angjellari akuzoi  Mirela Topullin se e dhunoi ka ardhur edhe ragimi i kësaj të fundit.

Në një intervistë për “foldrejt.info” Topulli ka deklaruar se gjithçka e thënë deri më tani është puç dhe e qëllimshme. Topulli shprehet është provokuar nga gazetari. Madje sipas saj Genci Angjellari e ka dhunuar duke e goditur në mjekër me mikrofon.

Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.” -shpehet ajo duke treguar se ka përfunuar në spital.

Topulli thekson më tej se nuk janë transmetuar të gjitha pamjet në emision. “Nga emisoni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar,- tha Topulli.

INTERVISTA E PLOTË

Znj. Topulli, dy ditë më parë në një emision investigativ janë transmetuar pamjet që ju keni goditur një gazetar. A e keni parë ju videon? 

Po e pashë live, isha madje dhe me një inspektor të zonës dhe u shokua dhe ai nga ajo që pamë.

A mund të na tregosh se si qëndron e vërteta sipas jush?

Më datë 4 korrik në mëngjes ka rënë zjarr në magazinën që unë punoj dhe që në 4 të mëngjesit dhe mediat kanë qenë aty. Kur unë kam shkuar nga ora 7 në zyrë mediat kanë qenë duke filmuar ambientet tona nga jashtë, pastaj ne nuk i kemi lejuar që të hyjnë brenda dhe ata gjithçka kanë filmuar nga jashtë e kanë publikuar. Tani unë nuk e dija që këta vazhdonin të na ndjeknin.

Përsa i përket përplasjes me gazetarin, përse u agravua situata? 

Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.

 

Të fundit