Flash News

KRYESORE

Flet aleati i Bashës pas takimit me Metën: Që të mos bëhet rrëmujë e zhurmë këtu, më mirë ato letrat

Flet aleati i Bashës pas takimit me Metën: Që të mos

Ka folur shkurtimisht kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi fill pas takimit 90-minutësh të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta në ambientet e presidencës.

Për të mësuar më shumë nga takimi mes presidentit dhe opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, Shehi është pyetur nga gazetarët në derë të institucionit të presidencës, por ai nuk preferoi të japë asnjë koment më shumë se 'PD dhe presidenca do të dalin më vonë me deklaratat përkatëse'.

“Do dalë vetë presidenca me një deklaratë të saj. Edhe zoti Basha do dalë më vonë me një deklaratë pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë, kështu që të mos bëhet rrëmujë e zhurma këtu, më mirë ato letrat zyrtare”, u shpreh Shehu.

Kriza/ 90 minuta në zyrën e presidentit, përfundon takimi i Metës me Bashën dhe aleatët e PD

Ditari politik

Të fundit