Flash News

KRYESORE

Flet Arjan Çani: Cila është e vërteta e zënkës me Edi Ramën

Flet Arjan Çani: Cila është e vërteta e zënkës

Për shkak të mungesës së Ramës në “Zonë e Lirë” për disa vite, në media qarkulluan thashetheme që mes kryeminstrit dhe moderatorit ka patur një zënkë.

Por vizita e Ramës në emisionin e Çanit gjatë fushatës bashkë me timonin, bëri që të qarkullonin sërish lajme se ‘gjakrat’ mes tyre janë zbutur. Por se si tregon e vërteta e marrëdhënieve të tyre, e ka treguar sot në “Xing me Ermalin” Arian Çani.

"Nuk ishim zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njeri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda po unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë”, u shpreh moderatori.

Ndërsa i pyetur mbi thashethemet se Rama i ka bërë një “nder” Çanit, që të jetë i pranishëm në emision, moderatori u përgjigj, “S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister. Më pëlqen ky thashethem”.

Të fundit