Flash News

KRYESORE

Flet i ati i viktimës në Fier: Ma vrau djalin në gjumë

Flet i ati i viktimës në Fier: Ma vrau djalin në gjumë

I ati i viktimë Kreshnik Beqirajt, i cili u gjet i vdekur në Fier dhe që dyshohet se është vrarë nga shoku i tij, Albert Zekaj, ka bërë të ditur se e ka denoncuar zhdukjen e djalit që para 8 muajsh.

I ati rrëfeu se dy djemtë janë njohur në burg në Belgjikë.  Mystehak Beqiri tha se Alberti e ka vrarë djalin e tij teksa ai ishte në gjumë.  

“Djali më tha para 3 ditësh se do ta nxirrte jashtë Albertin, pasi ai nuk paguante qiranë. Nëse drejtësia nuk vepron do ta bëjmë vetë. Djali punonte bojaxhi dhe lyente makinat në një pikë servisi. Ma ka vrarë djalin në gjumë”, thai ati i viktimës për News 24.

Të fundit