Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Flet avokati Haxhia pas masës ndaj Tahirit: Çfarë ka në dosjen e Prokurorisë
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, i cili ka shoqëruar ish-ministrin gjatë gjithë ditës së sotme, ka reaguar për median pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ndonëse u fol për prova të reja që implikojnë Tahirin, Haxhia është shprehur se nuk eksistojnë fakte të tilla.
"Prokuroria nuk ka asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit. Arrestin shtëpiak do ta ankimoj në apel". Kështu është shprehur Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm.
Më tej ai është shprehur se në dosjen e re të cilën e pretendon Prokuroria, ka vetëm përmbledhje të fakteve të dosjes "Habilaj", por asgjë tjetër që të rëndojë mbi Saimir Tahirin.
“Sot bëme ekzekutimin procedurial me dy oficerë të Policisë Gjyqësore, të vendimit të marrë nga gjyqtarja Liljana Baku. Vendimi me nr.97 është marrë sot në mesditë nga Gjykata e Krimeve të Rënda”, tha më tej Haxhia.