Flash News

KRYESORE

Flet avokati i Jetmir Olldashit: Kemi shkelje të Kushtetutës. S’gjetëm askënd në Prokurori

Flet avokati i Jetmir Olldashit: Kemi shkelje të Kushtetutës.

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit që intervistoi Albert Veliun në një deklaratë për mediat pasi doli nga prokuroria u shpreh se së bashku me të përfaqësuarin e tij, ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty.

Sipas tij, ndonëse është e dielë, institucionet duhet të jenë në shërbim dhe jo të mbyllura.

Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.

“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin. Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha ndër të tjera avokati Gjata.

Kujtojmë që një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje opër gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëzim të rremë, pas mbërritjes së audio-përgjimit nga Britania e Madhe ku rezultonte se është “fake”.

Të fundit