Flash News

KRYESORE

Flet avokati i Seitajt: Klienti im s’ka kërkuar të rrëfehet për çështjen “Habilaj”

Flet avokati i Seitajt: Klienti im s’ka kërkuar të rrëfehet

Avokati i Nazer Seitaj ka reaguar në lidhje me reagimet e politikanëve dhe gazetarëve se klienti i tij ka pranuar të rrëfehet për çështjen Habilaj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.  Hysi shprehet se Seitaj nuk ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen e njohur si “Habilaj”.

“Nisur edhe nga përmasat mediatike që ka marrë çështja e klientit tim, dua të sqaroj nëpërmjet jush, opinionin publik se me përgjegjësinë ligjore, klienti im, në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen e njohur si Habilaj.. Nisur edhe nga deklaratat politike, deklaroi me përgjegjësinë e mbrojtjes se i pandehuri Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë faze të hetimit edhe procedimit penal, qoftë në vend qoftë në Itali.

Klienti im nuk ka njohje me disa nga të pandehurit e çështjes në hetim. Kjo e vë atë në pozita të tjera procedurale të cilat do të dalin gjatë hetimit me ndryshimin e masës së arrestit. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, është shprehur për median avokati Detar Hysi.

Të fundit