Flash News

KRYESORE

Flet avokati i Ismail Morinës: S’ka ekstradim, çështja do të rishqyrtohet nga fillimi

Flet avokati i Ismail Morinës: S’ka ekstradim, çështja do

“Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik”, kështu është shprehur avokati i tij në Kroaci.

Darko Butigan ka thënë për “Top Channal” se beteja ligjore do të vijojë paralelisht edhe me procedurat e azilit që ka kërkuar Ismail Morina.

Sipas avokatit nuk do të ketë ekstradim të Morinës nga Kroacia në Serbi, përkundër vendimit të Shkallës së Parë atje.

“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina”, tha Darko Butigan.

Të fundit