Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Flet babai i Benjaminit: Ishte hera e parë që vinte në Shqipëri; lajmin na e dha e fejuara
Ishte hera e parë që kishte ardhur në Shqipëri. Kishte vendosur disa ditë të qëndronte në Vlorë e madje dita fatale e jetës së tij ishte dita e parë që ai hynte në det në vendin tonë. Ishte bërë 24 vjeç, por kishte punuar dhe madje edhe nisur fakultetin me pak vonesë pasi i ishte dashur të punonte. Kishte marrë të fejuarën dhe kishte vendosur të kalonte nëpër Shqipërinë që e duan dhe e deshi aq shumë dhe më pas të kalonte nëpër Tiranë, e nga aty sërish në punë dhe më pas edhe në vitin e dytë fakultet… Por nuk qe e thënë! Jeta e tij u nda në mes në një forma që ai në fakt e kishte bindur dhe mësuar veten; të jetë në ndihmë të të tjerëve! Ky është përfundimi që të jepet të mendosh kur dëgjon pas telefonit zërin që dridhet të një burri që sapo ka mbuluar me dhe` të birin e tij, të nisë bisedën: “Së pari, më lejoni tu shpreh ngushëllime familjes së dy vajzave nga Vlora!”.
Duket i dorëzuar në fatkeqësinë që do ta mundë, por ai dhe kushdo që dëgjoi për aktin e tij, s`mund të mos i thotë njëherë të vetme: Faleminderit Benjamin!
Biseda
Fadil Ferati është i ati i Benjaminit, djalit që mesditën e së shtunës hyri në Zvërnec të shpëtonte dy gra por nuk ia arriti dot të shpëtonte ato e as veten e vet. Familja e tij, na thotë Fadili, e kanë mësuar ngjarjen nga e fejuara e tij, e cila edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga ajo ngjarje e tmerrshme për të dhe jetën e saj, nuk është në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur përveç se atij momenti që nuk ka mundur të shquajë më mbi ujë Benjaminin e saj.
Ajo ka mundur të tregojë se pasi është kthyer në breg që ka sjell njërën grua është futur të kapë tjetrën. E ka parë diku për rreth 10 minuta, për të mos e parë më… Fadil Ferati flet dhe i dridhet zëri. E ka të vështirë edhe pse e di që duhet të ndjehet krenar për aktin e të birit që nuk rron ma. Ai shton: Benjamini ishte ashtu siç edhe iku. I madh dhe i pastër në shpirt. I gatshëm të bëjë gjithçka për tjetrin. Gjithmonë ka qenë kështu…”- e zëri nis ta “tradhtojë” nga pas telefonit, por që do të flasë, do të thotë disa gjëra për birin e tij, që e ka përcjellë për në banesën e fundit. Burri nga Tetova e Maqedonisë duket se ndjen të njëjtën dhimbje për familjet e viktimave që nuk arriti dot të shpëtonte biri i tij. “Fatkeqësi e madhe për ata dhe për mua! Ndjej dhembje të thellë për ta dhe ju shpreh ngushëllime të sinqerta! Qenka hall i madh!”.
Në fakt, ai nuk di të ndalojë për asnjë moment të analizojë përsenë e aktit të djalit të tij, i cili, pasi ka nxjerrë njërën grua të mbytur në breg, e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte, hyri në thellësi të kapte tjetrën, në një thellësi të papërcaktuar, pasi valët kishin qenë të çmendura në atë zonë ku ishte vendosur për herë të parë në Shqipëri Benjamini bashkë me dashurinë e jetës së tij! E nëse ndalon ta pyesësh se kush ishte djali i tij, Fadili tregon se ai ishte në Fakultet dhe kishte mbaruar vitin e parë. E kishte nisur me pak vonesë, pasi Benjanimin punonte në Bosnje. Madje edhe kur ka ardhur në Shqipëri ai kishte ardhur direkt nga puna dhe kishte vendosur të rrinte pak ditë në bregdet. “Ishte hera e parë që ai vinte në Shqipëri. Ishte vetëm me të fejuarën. Erdhi në Vlorë një ditë më parë dhe ka qenë dita e parë në det, dita e tragjedisë!
Ai ka punuar shumë dhe tashmë ishte edhe në shkollë e ndaj nuk kishte qenë po unë kam miq dhe dashamirës pafund në Shqipëri. Ne e kemi patur dhe e kemi gjithnjë ëndërr Shqipërinë tonë!” I ati i Benjaminit tregon se lajmi i keq përhapet shpejt, ashtu siç edhe u mor vesh fundi tragjik i djalit të tij. “E fejuara na telefonoi. E morëm vesh nga ajo por ajo ende nuk e ka marrë veten. Është e traumatizuar edhe ende nuk e kemi kuptuar krejtësisht se si ndodhi, por tashmë çfarë rëndësia ka. Benjamini nuk është më po la një vepër të mirë. Për vepra të tilla u mësua gjithnjë në jetë dhe ashtu bëri!” Fadili e ka të vështirë ta vazhdojë bisedën por sërish në mbyllje nuk harron të sjellë në mendje fatkeqësinë e përbashkët me familjet e dy viktimave që nuk mundi tua shpëtonte jetën djali i tij!
*Marrë nga Shekulli
Sakrifikimi i Benjaminit, sot në sheshin ‘Skënderbej’ do kryen homazhe për kujtimin e tij
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38