Flash News

KRYESORE

Flet babai i Eugen Bitrajt: Familjes Mihali i shkaktuam një gjëmë. Në dorë të Zotit të gjithë! 

Flet babai i Eugen Bitrajt: Familjes Mihali i shkaktuam një

Tom Bitraj, babai i Eugenit, një prej katër të rinjve të përfshirë në vrasjen e Marvi Mihalit, ka folur shkurt për politiko.al duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen Mihali. 'Ky nuk është një borxh që mund ta shlyejmë", thotë Bitraj duke shtuar se 'janë një familje normale" dhe se 'gjykatat janin dënime, por nuk e shlyejnë dot fajin e askujt para Zotit".

 

Z. Bitraj ju jeni babai i Eugenit, i përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën i riu Marvin Mihali. Çfarë komenti keni për ngjarjen tragjike?

Jemi të dërrmuar dhe pa fjalë për atë që ka ndodhur. Nuk jemi duke menduar djemtë tanë në këto momente. Si prindër ndajmë me prindërit e Marvit humbjen e pabesueshme dhe tragjike të tyre.

Çfarë do doni t'u thonit prindërve të Marvit?

Çfarë t'u themi. Nuk ka fjalë që i ngushëllon dhe këtë ne e dimë. Megjithëse tradita e do që t'u themi 'ngushëllime'. Ne lutemi për ta. U kërkojmë falje me dorë në zemër.

A e dënoni atë që bënë djali dhe nipi juaj?

Eshtë një dënim nga Zoti kjo që ka ndodhur, për ta dhe për ne. Gjykatat mund të japin dënime, por nuk e shlyejnë dot fajin e askujt para Zotit, para Marvit që nuk është më dhe para prindërve e familjarëve të tij. Ne jemi 9 vëllezër dhe kemi kaluar '97-ën e tmerrshme pa asnjë problem, dhe kurrë nuk kemi patur probleme me njeri. Jemi njerëz normalë që punojmë fort dhe shohim punën tonë. Kur mendonim se mund të jetonim të qetë pleqërinë, ndodh kjo. Eshtë shumë e rëndë barra e kësaj, sepse do të thotë drama e dy familjeve. Fëmijët tanë nuk kanë humbur vetëm lirinë, por edhe kanë e do të kenë mbi  supe jetën e një bashkëmoshatari të pafajshëm.

A keni bërë përpjekje për të kontaktuar me familjarët e Marvit?

Po kërkojmë miq të përbashkët. E dimë se nuk është e lehtë që ata të na presin, e dimë se është shpejt, dhe i kuptojmë edhe nëse vendosin të mos kenë asnjë kontakt me ne. Jemi të ndërgjegjshëm për gjëmën e shkaktuar, dhe këtë e ka bërë dikush që ka mbiemrin tonë dhe gjakun tonë. Ky nuk është një borxh që mund ta shlyejmë në jetë të jetëve. Në dorë të Zotit të gjithë!

Të fundit