Flash News

KRYESORE

Flet babai i një prej komandove që dezertoi: Arsyeja pse e bëri

Flet babai i një prej komandove që dezertoi: Arsyeja pse e bëri

Babai i Aleksander Shkulakut, një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, ka reaguar pas ngjarjes. Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri, raporton BalkanWeb.

“Aleksandri ishte më i përgatituri në Ushtri, ka qenë me mision në Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mijë leke të vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte ne Angli, por nuk kemi komunikuar.Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjkshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mesuar nga të njohurit tanë në Angli”, është shprehur ai.

Babai i Shkulakut i drejtoi një thirrje të birit. “I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin”, tha ai.

Të fundit