Flash News

KRYESORE

Flet bashkëpunëtori i Nexhmije Hoxhës, ç’më tha në telefonatën e fundit: Mendonte se do shkonte patjetër 100 vjeçe

Flet bashkëpunëtori i Nexhmije Hoxhës, ç’më tha

Flet Muharrem Xhafa , ish-zyrtari i KQZ dhe bashkëpunëtor i Nexhmije Hoxhës, e cila u nda nga jeta dje në moshën 99-vjeçare.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Xhafa tregon se ka qenë data 8 shkurt kur ka bërë telefonatën e fundit me të.

"Atë ditë mbushi 99 vjeç dhe e urova për ditëlindjen, shprehet Xhafa. Më falënderoi dhe më tha se nuk ndihej mirë , por dukej optimiste , madje siç me kishte pohuar dhe herë tjetër , ajo mendonte se do shkonte patjetër 100 vjeçe "

Xhafa që ka ndarë më të një përvojë të gjatë pune ka bindjen se Hoxha do të mbetët në kujtesën e të gjithë bashkëkohësve si një grua që bëri histori pavarësisht opinioneve të ndryshme që ndajnë njerëzit. Në një intervistë të zhvilluar me Muharrem Xhafën ku tregon më shumë për Nexhmije Hoxhën.

Pjesë nga intervista: 

Zoti Xhafa,ju keni punuar për dekada të tëra më Nexhmijë Hoxhën , kur e keni pasur kontaktin e fundit me të ?

Ajo ka qenë drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste - Leniniste dhe unë shef i Edukimit në aparatin e KQ për disa vite me rrallë . Na lidhte patjetër detyra dhe funksioni që kryenim . Kam konsiderata të mira për të , për frymën e mirëkuptimit dhe këmbënguljen më përmbushjen me sukses të cdo detyre .Kontaktet me Nexhmijen i kisha të shpeshta jo vetëm atëherë , por edhe më vonë , madje deri ditët e fundit . Më 8 shkurt kam shkëmbyer telefonatën e fundit me të.

Çfarë ju tha në telefonatën e fundit Nexhmija ?

Atë ditë ajo mbushte 99 vjece dhe urova për ditëlindje. Në fakt kisha dëshirë t'ia uroja në banesë ,por ajo kishte ca kohë që nuk ndihej mirë dhe mendova mos ta shqetësoj , po ta uroj ne telefon . Më falënderoi më përzemërsi si përherë dhe më tha se e kishte lodhur sëmundja, por dukej optimiste , ,ashtu siç me kishte pohuar edhe herë tjetër , mendonte se do të shkonte patjetër 100 vjec .

Po c'bëri 100, ç’bëri 99. I shpreha atë ditë dhe mendimet e mia kuptohet pozitive , për librin më të fundit që ka botuar . Më falënderoi sërish dhe më la të kuptoj se nuk do përfundonte këtu me botimin. Kishte qysh herët në plan për një libër tjetër , për rolin e Enverit në ndërtimin e shoqërisë socialiste.

Ju kemi qëndruar gjatë me Nexhmijen dhe njihni brengat e saj ..?

Brengë ishte tjetërsimi i sistemit , një brenge e madhe bile. Tjetërsimi i mjaft prej bashkëpunëtorëve e bënte të ndihej keq. Sakaq ,burgu për kafet e famshme ishte pa dyshim brenga më e madhe . Këto brenga kishte kjo grua e madhe që vdiq në një barakë në Laprakë .

Po fakti që nuk e ruajti familjen kompakte sic e la amanet Enveri , e brengoste ?

Sigurisht e brengoste , por ajo ishte grua e zgjuar dhe dinte si ta kapërcente . E lëndonte patjetër fakti që i biri Sokoli , me të shoqen kishin 10 vite që nuk kishin ardhur ne shtëpi . E rëndonte gjithashtu dhe ligjërimi i tyre kundër saj , por ajo gjente forcë shpirtërore dhe ngrihej mbi këto episode ..

Sokoli me të shoqen janë shprehur se nuk do të jenë edhe sot në ceremoninë mortore ..?

E mora vesh edhe unë këtë vendim të tyre dhe më erdhi keq. Së paku tani në fund le t'i gjendeshin aty pranë për t'i hedhur një dorë dhe . Punë e tyre ,gjithsesi”, tha Xhafa.

Të fundit