Flash News

KRYESORE

Flet Damian Gjiknuri: Në Theth do ndërtohen tre hidrocentrale

Flet Damian Gjiknuri: Në Theth do ndërtohen tre hidrocentrale

Damian Gjiknuri i ftuar në “Studio e Hapur” ka folur rreth ndërtimeve të HEC-eve në zonën  e Thethit. Ai ka thënë se kanë për t’u ndërtuar 3 hidrocentrale, por nuk do të jenë në zonën e mbrojtur.

Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj”, tha shkurtimisht Gjinkuri.

Po ashtu Gjiknuri u pyet edhe për HEC-et në Valbonë, ndërsa ai tha se: “Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, ska lidhje. Për pjesën e Valbonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor”.

Kjo deklaratë vjen pas debateve që shkaktoi lajmi mbi ndërtimin e dy HEC-eve në kanionet e Skaparit, për të cilat kryeministri Edi Rama tha se janë konstatuar shkelje të koordinatave dhe se do të anulohen.

Të fundit